Albania Reporter Faces Charges for Probing Official’s Past – BalkanInsight

http://www.balkaninsight.com/en/article/albania-reporter-faces-charges-for-unraveling-official-s-past

30 MAR 12 / 08:33:11
Albania Reporter Faces Charges for Probing Official’s Past
The head of department of communications in the premier’s office, Gjovalian Prenga, has filed criminal charges against a veteran crime reporter who alleged that Prenga had ties to the former Communist regime.
Besar Likmeta BIRN Tirana

Albanian newspapers | Photo by : Besar Likmeta
Lindita Cela, a reporter for the daily Shekulli, published a story last October over a conflict that had emerged in the Agency for the Legalization, Urbanization and Integration of Informal Areas, ALUIZNI.

The former head of ALUIZNI, Shaban Memia, had accused his deputy, Ferdinand Shehu, of having had ties to the former Communist security apparatus, which he had not come clean about when applying for his post.

After firing Shehu, Memia distributed a dossier to the local media accusing Shehu of having worked for the Ministry of Interior during the Communist regime.

To prove his case Memia, sent media outlets in Tirana a secret document from the state archives, which included 13 people that had been appointed by the Ministry of Public Order in April 1992, which, according to Memia, proved Shehu’s ties to the repressive security apparatus of the former regime.

In the list of people that had been hired from the Ministry of Interior were included Prenga’s name and that of a former Democratic Party MP, Safet Sula.

The next day, on October 7, Cela wrote an article in the daily Shekulli, describing the row and pointing out that Memia had revealed two other officials or so-called “spies” of the former regime, apart from his deputy.

Sula and Prenga reacted to the newspaper’s story by arguing that their hiring in the ministry in 1992, at the dawn of the last Communist controlled government in Albania, did not necessarily mean they had ties to the old security apparatus.

A few months later, in February, Prenga filed criminal charges for slander in Tirana’s District Court, seeking a two-year sentence and a fine for the reporter for describing him as a spy in the story.

In Albania where there has been much debate on the lustration of former security agents over the past two decades, officials of the old security apparatus are often referred to as spies, although they may have worked for the police, the Interior Ministry as well as for the feared secret police, the “Sigurimi”.

Cela told Balkan Insight that the charges have no merit because the article did not accuse Prenga of being a former security services agent.

“The article described the row between [ALUIZNI] officials who were using secret documents from state archives to accuse each-other as spies,” she said.

“We only asked if the deputy head of the agency was being fired as a former spy based on this secret document, while these two other high officials remained unscathed,” she added.

Prenga told Balkan Insight that he had brought the charges against the reporter and the newspaper because he could not bear being described in the article “as a spy of the former Sigurimi.

“In the article there is no allusion, I am described as nothing less than spy of the Sigurimi, a description that for someone of my upbringing and origin and from a family that was persecuted during the Communist regime I cannot stand,” Prenga said.

According to Prenga the document offered by the former head of ALIZNI, Memia, is dated in 1992, by when the “former communist regime had been demolished legally.”

The document, a copy of which was also obtained by Balkan Insight, shows that Prenga was appointed on April 13, 1992, by former Minister of Public Order, Colonel Vladimir Hysi.

At the time Albania was headed by a technical government installed in December 1991 to send the country into early elections. Three months later the centre-right Democratic Party defeated the former Communists in the March 22, elections.

Hysi, a representative of the old Communist guard in the technical government of Premier Vilson Ahmeti, served from December 1991 until April 13, 1992.

In 1996 Hysi was tried for abuse of office and for hindering the discovery of the truth, related to an order he issued at the end of 1991 to destroy secret documents, including those of former security agents.

Prenga’s appointment to the Interior Ministry occurred during Hysi’s last day in office and the document was signed by the former minister himself.

The criminal charges against Cela mark the first time that a reporter is being tried for a criminal offence since the government of Prime Minister Sali Berisha came to power in 2005.

Although there have been many civil cases for slander from government officials, Berisha vowed when he came to power that no official of his would press criminal charges against journalists.

Prenga told Balkan Insight that he understood Berisha’s promise differently, arguing that the premier meant that public officials could not sue journalists for cases related to their official duties but only for personal matters.

“In this case the journalist and the newspaper don’t bring up anything related to my official duties, but they deal with my name and personality, which is being denigrated,” Prenga said. “As a citizen I am defending my personal dignity,” he added.

Cela’s lawyer Andi Kananaj, told Balkan Insight that the reporter will not face a prison sentence because since the case was filed in February parliament has scrapped prison sentences as a punishment for slander.

Kananaj maintained that the case against his client has no legal merit because the word “spy” was used in quotations marks in the article, referring to the allusion made by Memia, while the newspaper a day after the article was published gave Prenga and Sulaj the right to respond to the allegations.

“The merits of the case will be discussed on whether damages should be awarded,” Kananaj said.

On Tuesday Albania’s Union of Journalist condemned the lawsuit as an attack by state officials on journalists who publish critical stories based on documents and facts.

The union expressed concern about the growing number of slander cases against journalists in general.

“The explosion of these cases shows the existence of a threatening climate toward journalists and the free media,” the union said.

Posted in Çështje | Leave a comment

Padi penale për gazetaren Çela, ekspozoi të shkuarën e zyrtarit të qeverisë – marrë nga Gazeta Shqip

http://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/ff9edcfd380258ff32fdd11e90014efd.html

Padi penale për gazetaren Çela, ekspozoi të shkuarën e zyrtarit të qeverisë

2012-03-29

Gjergj Erebara

Drejtori i Kryeministrisë, Gjovalin Prenga, pretendon se është cenuar nga përdorimi i fjalës “spiun”

Gazetarja e gazetës “Shekulli”, Lindita Çela, u padit penalisht në Gjykatën e Tiranës nga Gjovalin Prenga, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri, një ngjarje kjo që konsiderohet nga gazetarët si një akt presioni ndaj medias në tërësi, ushtruar  drejtpërsëdrejti nga qeveria.

Prenga e ka ngritur padinë e tij për shpifje në bazë të nenit 102 të Kodit Penal në shkurt të këtij viti, duke pretenduar se gazetarja Çela i ka cenuar personalitetin në një shkrim të publikuar tetorin e kaluar. Neni 102 e dënon shpifjen me gjobë deri në dy vjet burg.

“Padia mbart elemente qesharake”, tha Çela dje për gazetën “Shqip”.

“Shkrimi është bërë tetorin e kaluar, por vetëm në shkurt të këtij viti, zyrtari Prenga e ka parë të arsyeshme të ngrejë padi. Kjo distancë kohore nga ngjarja te padia, më bën të mendoj se padia nuk lidhet thjesht me shkrimin”, thotë Çela.

Prengës iu dha e drejta e replikës ndaj shkrimit në fjalë menjëherë pas publikimit të lajmit, ku tha se fakti që pati punuar në Ministrinë e Brendshme, nuk mund të shërbente për klasifikimin e tij si spiun i Sigurimit të Shtetit. Sipas Prengës, në kohën kur ai është emëruar në Ministrinë e Brendshme, dega e Sigurimit të Shtetit qe ndarë nga Ministria për të krijuar Shërbimin Informativ Kombëtar.

Spiuni në thonjëza

Në tetor 2011, Shaban Memija, në atë kohë kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, akuzoi njërin prej drejtorëve të agjencisë së tij për të shkuar të dyshimtë të lidhur me Ministrinë e Punëve të Brendshme në vitet e fundit të komunizmit. Memija shpërndau në shumë media një dokument të nxjerrë nga arkivat e Ministrisë së Brendshme, ku tregohej se drejtori Ferdinand Shehu, pati fshehur nga CV-ja e tij një periudhë 4-vjeçare, gjatë së cilës pati punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Deklarata e Memisë shoqërohej me një dokument në vitit 1992, të Ministrisë së Brendshme, me vulën “sekret” ku urdhërohej marrja në punë e 13 vetëve, mes të cilëve, edhe z. Shehu.

Gazetarja Lindita Çela e analizoi më tej këtë shkresë dhe i rezultoi se edhe dy ish-deputetë të Partisë Demokratike, sot zyrtarë të qeverisë, Gjovalin Prenga dhe Safet Sula, qenë gjithashtu emëruar për të punuar në Ministrinë e Brendshme.

Lajmi me titullin “Memia zbulon dhe “spiunët” pranë Kryeministrit Berisha”, u publikua më 7 tetor 2011.

Sipas aktpadisë të dorëzuar në gjykatë nga Prenga, ky i fundit nuk hedh poshtë vërtetësinë e dokumentit dhe as të shkuarën e tij si punonjës i Ministrisë së Brendshme, por pretendon se përdorimi i fjalës “spiun” është i pavend dhe dëmtues për të.

Prenga kërkon që në rast se gjykata i jep të drejtë, vendimi i gjykatës të publikohet në mënyrë të përsëritur nga gazeta “Shekulli” dhe që kjo e fundit të paguajë ripublikimin e vendimit në pesë gazeta të tjera.

“Gazetarja ka qenë korrekte në raportimin e lajmit, pasi edhe fjalën spiun e ka përdorur në thonjëza”, komentoi dje Andi Kananaj, avokat i qendrës “Respublica”, i cili ka marrë përsipër të ndihmojë mbrojtjen ligjore të gazetares Çela në Gjykatë.

“Ky proces gjyqësor, nga organizata jonë konsiderohet si një dëshmi  e agresivitetit që zyrtarë të tillë të lartë manifestojnë ndaj gazetarëve për shkrimet e tyre të cilat bazohen mbi referenca dhe dokumente të afishuara publike”, tha Unioni i Gazetarëve në një njoftim për shtyp, duke ofruar mbështetje të plotë morale dhe materiale për gazetaren Çela.

Posted in Çështje | Leave a comment

PETICION I SHOQËRISË CIVILE – DREJTËSI PËR TRAGJEDINË E GËRDECIT

Tiranë, më 23 mars 2012

Peticion i Shoqërisë Civile – Drejtësi për Tragjedinë e Gërdecit

Shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec në 15 mars 2008, shkaktoi vdekjen e 26 personave, mes tyre 2 fëmijë, plagosjen e mbi 300 qytetarëve të tjerë, si dhe shkatërrimin dhe dëmtimin e mbi katër mijë objekteve të zonës.

Kanë kaluar 4 vjet dhe drejtësia është munguesi më i madh i këtij procesi. Nga 30 të akuzuarit si përgjegjës për humbjen e 26 jetëve, mbi 300 plagosjeve, dhe dëmeve të tjera materiale:

  • 1 prej tyre mbetet ende i pagjykuar dhe i mbrojtur nga imuniteti parlamentar;
  • 10 janë shpallur të pafajshëm;
  • 4 të akuzuar për vrasje nuk janë dënuar për këtë akuzë, por kanë marrë nga 10-18 vjet dënim me burgim për vepra penale të tjera si “shkatërrim prone nga pakujdesia” apo “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Qartazi, vendimi i Gjykatës së Tiranës i datës 12 mars 2012 nuk i përgjigjet shkallës së tragjedisë dhe përgjegjësive për Gërdecin dhe lë pa autorë vrasjet që shkaktuan vdekjen e 26 viktimave të pafajshme. Vendimi nuk dha drejtësi, por u karakterizua nga një proces gjyqësor i padrejtë dhe deficitar. Konkretisht:

  • Procesi penal shënoi një rekord seancash gjyqësore (211 seanca) në harkun kohor të thuajse 3 viteve, afërsisht tre herë më shumë se mesatarja e proceseve të tjera të ngjashme. 53% e seancave (112/211 seanca) dështuan për mungesë të avokatëve dhe mosformim të trupit gjykues. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
  • Pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, familjarët e viktimave kërkuan dëmshpërblim vetëm të jetëve të humbura dhe ngritën sipas të gjitha rregullave padinë e tyre civile në procesin penal. Gjyqtarët vendosën të veçonin padinë civile nga procesi penal pa dëgjuar zërin e vetë të dëmtuarve. Me justifikimin se padia civile zvarrit procesin, Gjykata e Lartë shpërfilli padinë civile ndërkohë që shumë prej viktimave lanë pas fëmijë të mitur dhe pa asnjë përkrahje. Procesi penal gjithsesi u zvarrit: 211 seanca në 3 vjet.
  • Në përputhje me nenin 342 të Kodit të Procedurës Penale, familjarët e viktimave kërkuan që gjykata të zbatonte ligjin dhe të zhvillonte seanca në çdo ditë pune dhe jo vetëm dy herë në javë. Pas presionit të vazhdueshëm publik dhe ndërkombëtar, gjykata e shtoi vetëm me 1 ditë më shumë në javë zhvillimin e seancave gjyqësore.
  • Prokuroria e Përgjithshme fillimisht u mohoi familjarëve të viktimave të drejtën për t’u informuar lidhur me hetimet, duke iu përgjigjur kërkesave të përsëritura të familjarëve të viktimave vetëm 14 muaj pas tragjedisë, pasi u përball e u detyrua nga gjykata.

Për 3 vjet rresht, familjarët e viktimave kërkuan vazhdimisht një kopje të provave shkresore të disponuara nga vetë Gjykata e Tiranës dhe nga Gjykata e Lartë, për të mbështetur pretendimet e tyre para gjykatës. Asnjë prej kërkesave (4 kërkesa me shkrim) nuk mori qoftë dhe një përgjigje zyrtare.

Të njëjtin fat patën edhe 10 kërkesat e tjera për informacion drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punës, Ministrisë së Shëndetësisë, QSUT Nënë Tereza, Bashkisë Vorë, Uzinës së Poliçanit, Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri, etj. Në ato 5 raste kur është dhënë përgjigje, këto kanë qënë gjysmake dhe të pashoqëruara me dokumentacionin autentik siç e kërkon ligji.

Familjarët e viktimave i kanë kërkuar Ministrit të Drejtësisë të marrë masat e parashikuara nga ligji lidhur me përjashtimin nga taksat tepër të larta e të papërballueshme të vlerës së padisë, të cilat shkojnë me përafërsi rreth 20.7 milionë lekë. Megjithatë, deri më sot nuk është marrë asnjë përgjigje. Barra e taksës e bën të pamundur vijimin e procesit civil nga ana e familjarëve. Cenimi i të drejtës për një proces të rregull ligjor për shkak të mospagimit të taksës gjyqësore është një shkelje e cilësuar si e papranueshme edhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Familjarët e viktimave kanë kërkuar tre herë nisjen e procedurës nga Prokuroria e Përgjithshme për heqjen e imunitetit të ish-Ministrit të Mbrojtjes z. Fatmir Mediu. Këto kërkesa kanë mbetur pa përgjigje.

Dhjetëra të plagosur i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë nisjen e një procesi gjyqësor ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu, por në të dyja rastet Gjykata e Lartë ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. Të plagosurit i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pranuar ta trajtojë çështjen pa vonesë, por nuk është shprehur ende me një vendim për të qartësuar këtë situatë.

Familjarët e viktimave i knaë kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes nxjerrjen e akteve përkatëse për dëmshpërblimin e tyre, por kjo ministri ia ka deleguar përgjegjësinë firmës private Albademil, duke iu shmangur detyrimeve të veta ligjore. Këshilli i Ministrave nuk ka kthyer asnjëherë përgjigje për ankimin administrativ në fjalë të familjarëve të viktimave, duke shpërfillur të vrarët nga veprimtaria shtetërore e demontimit ushtarak.

Padrejtësia e hasur në çdo hap nga familjarët e viktimave është padrejtësi në kurriz të çdo qytetari shqiptar. Prandaj, nënshkruesit e këtij Peticioni shprehin njëzëri solidaritetin e tyre me familjarët e viktimave dhe të plagosurit e Gërdecit; shprehin njëzëri revoltimin e tyre qytetar ndaj maratonës së padrejtësive të Gërdecit, dhe u kërkojnë njëzëri institucioneve përkatëse të tregohen në lartësinë e situatës dhe të përmbushin detyrat me të cilat i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi. Konkretisht:

1.      Gjykata e Tiranës të zbardhë pa vonesë vendimin e plotë me qëllim që të mundësohet apelimi nga Prokuroria e Përgjithshme brenda afatit ligjor prej 10 ditësh. 

2.      Prokuroria ta çojë deri në fund, në përputhje me sa dikton ligji, këtë proçes që përfshin interesat e të gjithëve.

3.      Gjykata e Apelit Tiranë të trajtojë me precedencë absolute ngjarjen e Gërdecit. Në vendimin e saj të tregojë seriozitetin dhe profesionalizmin e domosdoshëm në trajtimin e çdo kërkese nga ana e institucionit të Prokurorisë.

 4.      Këshilli i Lartë i Drejtësisë të monitorojë dhe të vlerësojë punën e deritanishme të gjyqtarëve dhe të ndërhyjë për qartësimin e pikave ende të errëta të këtij procesi të zgjatur tej mase.

 5.      Institucionet shtetërore të lartpërmendura të trajtojnë pa vonesë dhe në përputhje të plotë me sferën e kompetencave të veta çdo kërkesë legjitime të familjarëve të viktimave të Gërdecit.

 6.      Ministri i Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrin e Financave dhe Gjykatën e Tiranës të marrin çdo masë të nevojshme për të përjashtuar familjarët e viktimave të Gërdecit nga detyrimi për pagimin e taksës gjyqësore, duke u garantuar kështu aksesin në gjykatë dhe në drejtësi.

Shoqëria civile shqiptare e ndjen si detyrim të sajin të kërkojë vendosjen në vend të drejtësisë. Tragjedia e Gërdecit është testi më i rëndësishëm për sa i përket mosfunksionimit të shtetit ligjor dhe i rrënjëve të thella të fenomenit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, dhe njëkohësisht ai mund të transformohet në pikënisjen për arritjen e një sistemi gjyqësor të besueshëm e funksional, në shërbim të qytetarit e jo të pushtetit. Nëse ky proçes dështon, besimi tek drejtësia dhe demokracia do të jetë i pamundur për t’u rekuperuar.

 

Nënshkruesit e peticionit:

 

  1. Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit, Gërdec
  2. Qendra Res Publica
  3. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros
  4. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA
  5. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
  6. Instituti për Studime Publike dhe Ligjore
  7. Blendi Kajsiu, politolog
  8. Andrea Stefani, analist
  9. Lëvizja Mjaft
  10. Forumi i Mendimit të Lirë
  11. Qendra e Studimeve Parlamentare
  12. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim
  13. Ilir Yzeiri, publicist dhe pedagog
  14. Shoqata “Asistencë për Komunitetin në Shqipëri”
  15. Shoqata “Misionarët e të Drejtave Sociale të Kuçovës”
  16. Art Kontakt
  17. Lavdosh Fërruni
  18. Instituti Antonio Gramshi
  19. Leart Kola, aktivist
  20. Arlind Qorri, pedagog i shkencave politike
  21. European Centre
  22. Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare
  23. Qendra për Studime të Avancuara
  24. ARSIS – Organizatë Shoqërore për Përkrahjen e të Rinjve
  25. Sindikata e Minatorëve
  26. Transparency International Albania
  27. Tirana Legal Aid Society, TLAS
  28. Hervin Çuli, dramaturg
  29. Partnerët Shqipëri
  30. Konfederata e Sindikatave
  31. ECOPartners Development
  32. European Movement Albania
  33. Shoqata Shqiptare e Geriantrisë dhe Gerontologjisë
  34. Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi – IDRA
  35. Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut
  36. Instituti Axhenda
  37. Qendra për Iniciativa Ligjore Qytetare
  38. Shoqata “Gruaja Verilindore e Papunë”
  39. Lëvizja Vetvendosja Kosovë
  40. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
  41. Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut

Peticioni është ende i hapur. Nëse doni t’i bashkangjiteni nismës, na kontaktoni në adresën e-mail: andi.kananaj@gmail.com

Për më shumë informacion, lutemi konsultoni faqen e internetit të Qendrës Res Publica: http://www.respublicalb.com


Posted in Deklarata, Media | Leave a comment

DEKLARATЁ NGA RES PUBLICA

Qendra Res Publica, që perfaqëson interesat ligjore të familjarëve të viktimave të Gërdecit, u njoh sot me vendimin e Gjykates se rrethit gjyqesor te Tiranes. Ky vendim rrëzoi  pa shoqëruar me argumentim ligjor  akuzën kryesore ndaj të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit që ishte vrasje në rrethana të cilësuara të 26 personave. Drejtësia dështoi në mbrojtje të drejtës së jetës, e garantuar kjo, jo vetëm nga Kushtetuta dhe legjislacioni i brendshëm, por edhe nga neni 2 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Pas katër vitesh nga tragjedia, pas 200 seancash nga të cilat rreth 100 dështuan për paaftësi të gjykatës në menaxhimin e pjesëmarësve; pas marrjes në pyetje të rreth 300 dëshmitarëve; pas shqyrtimit të dhjetramijëra faqesh provash shkresore; pas mbajtjes pezull të opinionit publik për rreth 3 vjet rresht, gjykata e Tiranës zhgënjeu pritshmerine e familjareve te viktimave, dhe gjithe opinionit publik.

Me 12 mars 2012 drejtësia shkeli haptazi edhe një standard tjetër, atë të hetimit të plotë e të gjithanshëm për vendosjen përpara përgjegjësisë së autorëve të vrasjes në rrethana të cilësuara të 26 viktimave, mes të cilëve gra dhe fëmijë.

Në vendimin e Gjykatës nuk u artikulua në asnjë moment një qëndrim zyrtar për akuzën kryesore të ngritur nga prokuroria e për të cilin u kërkua burgim i përjetshëm, duke mos dhënë përgjigje për përgjegjësinë e jetëve të humbura, duke i bërë bisht detyrimit ligjor që ka gjykata për të argumentuar rrëzimin e çdo pretendimi të ngritur nga akuza. Gjykata nuk ngurroi të dënonte disa të akuzuar për shkatërrimin e pronës nga pakujdesia, ndërkohë që si me dashje indirekte apoedhe nga pakujdesia ishte shkaktuar dhe vrasja e viktimave. Kujtojmë se i njëjti mekanizëm ngarkon përgjegjësinë edhe për humbjen e jetës së viktimave të 15 marsit 2008. Neglizhimi për të argumentuar pafajësinë e të pandehurve për vrasjen e 26 viktimave të Gërdecit jo vetëm që është i kundraligjshëm, por edhe çnjerëzor.

Kujtojmë gjithashtu se personat që sot kanë marrë dënimet më të rënda, janë liruar nga masa e arrestit me burg, vetëm për shkak të skadimit të afateve, të cilat duhet të rifillojnë kur gjykata del me një vendim. Megjithatë Gjykata e Tiranës e kurseu dorën e drejtësisë, duke i mos i prishur të gjykuarve komoditetin e masës me arrest shtëpie.

Qendra Res Publica qëndron përkrah familjarëve të viktimave të shpërthimit të Gërdecit dhe e vlerëson të drejtë reagimin e tyre publik, duke mos humbur në asnjë çast vëmendjen për çdo zhvillim në ditët në vijim.

 

Posted in Deklarata, Media | Leave a comment

Deklaratë e familjarëve të Gërdecit

Familjarët e viktimave të shpërthimit Gërdec sot në datë 12 mars 2012, megjithë dhënien e një vendimi nga gjykata e Tiranës, ende pyesin se kush i vrau të dashurit e tyre. Sot pas 4 vitesh seancash maratonë të sistemit të drejtësisë, më në fund është zbuluar se kush dëmtoi muret rrethuese të shtëpive, se cili shkaktoi dëm me anë të vjedhjes së municioneve, se cili falsifikoi dokument-at nga një zyrë e shtetit tek tjetra, por ngeli ende enigmë se cili vrau 26 veta nga të dashurit tanë.

Dhënia e vendimit shkaktoi  tek ne si të dëmtuar drejtpërdrejtë nga shpërthimi, dhimbje të njëjtë me atë të vetë ngjarjes.

Në u përballëm me vrasje në masë dhe si e tillë duhet të ishte gjykim në masë ndaj këtij krimi që na u shkaktua. Autorët e krimit ose nuk u gjykuan, si në rastin e Fatmir Mediut, ose nuk u dënuan  për krimin kryesor, atij të vrasjes së 26 personave të pafajshëm. Ne kemi 4 vite që zgjohemi pa të dashurit tanë, por që nesër jemi të bindur se po zgjohemi të gjithë si shqiptar pa institucione shtetërore. Ky  krim i shëmtuar i përket të gjithëve.

Sot gjithkush mund të vrasë për shkak të fitimeve të veta dhe precedenti tregon se nuk do të dënohet në masën e duhur. Eksperienca nga ky vendim tregoi se “jeta” për institucionet është e pavlerë, kur bëhet fjalë për njerëzit e thjeshtë.

Me këtë vendim, drejtësia nuk ishte vetëm e vonuar por në njëjtën kohë dhe e dështuar.

 

Posted in Deklarata, Media | Leave a comment

Familja Deliu, letër Kryeministrit: Nuk i mbajte premtimet për ndihmë

Përvjetori i katërt

 

Në prag të përvjetorit të katërt nga tragjedia e Gërdecit, familja Deliu, më e prekura nga shpërthimi i 15 marsit 2008, me pesë jetë të humbura, vijon të endet midis Martaneshit në Burrel dhe Saukut në Tiranë, ku dhe ka blerë një truall me paratë që mori për rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar. Uran Deliu, një nga të mbijetuarit nga shpërthimi, pohon se shteti nuk e ka ndihmuar, ndërsa i kërkon Kryeministrit Berisha që të mbajë premtimet që i bëri gjatë ngushëllimeve. Gazeta “Shqip” ka siguruar letrën që familja Deliu i drejton Kryeministrit, ku i kërkon që pjesëtarët e familjes, të aftë për punë, të punësohen nga shteti, madje të paguhet edhe qiraja e vendosur nga shteti për këtë familje, pasi ka dy vjet që nuk marrin asnjë ndihmë prej tij.

Letra

Drejtuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha, Tiranë.

I nderuar z. Kryeministër, unë që po ju shkruaj quhem Uran Deliu, me leje banimi në Bashkinë e Vorës të Tiranës, i papunë dhe pa shtëpi, pasi më datë 15.03.2008 i humba të gjitha në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës. Humba njerëzit më të dashur të jetës sime:

1. Djalin 4-vjeçar, Flavion (sytë e ballit)

2. Nusen shtatzënë, Liljanën

3. Vëllain 21 vjeç, Jetmirin

4. Nënën time të dashur, Korren

5. Babain shumë të dashur, Qemalin

6. Vajzën e dajës, Shqipen.

Humba gjithçka, pasuri dhe çfarë pata dhe sot sillem bashkë me pjesën tjetër të familjes, vëllezërit dhe motrën që më mbetën një herë me qira në Tiranë dhe vetë si më i madhi në moshë punoj në vendlindje, Krastë, Martanesh, për të siguruar të ardhura për pjesën tjetër të familjes në Tiranë.

Z. Kryeministër, ju prita dhe ju respektova sipas traditave që na karakterizon ne si familje Deliu në Martanesh, bashkë me xhaxhain tim në shtëpinë e hallës në “Kombinat” për ngushëllie bashkë me Presidentin dhe ministrat, deputetët tuaj dhe ju faleminderit për ngushëllimet që na dhatë. Por më pas jam shumë i zhgënjyer, pasi askush nuk u interesua për vazhdimin e jetës sonë, pasi mbetëm rrugëve shumë të rinj.

Z. Kryeministër, po të radhis disa nga premtimet që ju më bëtë në ato ditë shumë të hidhura të jetës sime si:

1. Do të vlerësohej shtëpia dhe unë do të bija dakord, por nuk ndodhi kështu.

2. Do të blija tokë në një vend tjetër, pasi aty nuk jetoja dot për vetë arsyet që dihen dhe biseduam. (Më premtove që të gjenim vetë tokën për ndërtimin e shtëpisë dhe më the që do t’ju japim paratë, gjë që nuk ndodhi. Dhe kur hedhim lule tek shtëpia në Gërdec do t’u marrim leje ushtarëve amerikanë).

3. Nuk marrim qira për shtëpinë prej dy vitesh.

4. Nuk marrim dhe ndihmë ekonomike në bashki, pasi jemi të papunë dhe më elementarja…

5. Na premtuat punë, si familje për njerëz të aftë për punë, por na hoqën nga puna njerëzit e tu dhe të mitë bashkë, edhe ata që ishin në punë.

Ju kemi drejtuar shkresa Ju personalisht dhe ministrit z. Bujar Nishani, pasi në ato ditë na qëndroi afër, por kurrë nuk morëm përgjigje për këtë problem, pasi ju vetë na premtuat se dyert tuaja do të ishin të hapura për ne. Me gjithë këto probleme që kemi pasur, ju kemi qëndruar dinjitozë dhe besnikë dhe në linjat politike. Kemi marrë dhe kosto për qëndrimet nga mentaliteti i njerëzve që na kanë rrethuar.

Z. Kryeministër, për çfarë ju shkrova më lart, akoma tek ju kam shumë besim, pas nuk e di se në çfarë rrethanash ka ndodhur e gjitha kjo. 
Ju faleminderit për mirëkuptimin, me respekt Uran Deliu.

Botuar në Gazetën Shqip më dt 12.03.2012

Posted in Deklarata, Media | Leave a comment

Gërdeci, vendimi në datë 6 mars

Çështja “Gërdeci” ka përfunduar sot shqyrtimin në Gjykatën e Tiranës, pas një maratone gjyqësore të nisur që në vitin 2009. Trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado do të japë në 6 mars vendimin për 29 të pandehurit e tragjedisë së 15 marsit 2009.

 

Në seancën e sotme, pala mbrojtëse kërkoi pushimin e çështjes dhe heqjen e sekuestros konservative ndaj pasurive e llogarive bankare të Mihal Delijorgjit, kreu i kompanisë Alba Demil.

Ndërsa akuza ka deklaruar se i qëndron kërkesës për dënimin me burgim të përjetshëm për ish-drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinari; për pronarin e kompanisë Alba Demil, Mihal Delijorgji; si edhe për administratorin e kompanisë së demontimit në Gërdec, Dritan Minxholli; 8 vite burg për për ish-shefin e Shtabit të ushtrisë, Luan Hoxha; dhe 23 vite burg për Sokol Ngjeçin.

Në tragjedinë e Gërdecit humbën jetën 26 qytetarë, u plagosën mbi 300 të tjerë si dhe u shkatërruan dhjetëra biznese të zonës.

Marrë nga Gazeta Shekulli

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/02/20/ceshtja-gerdeci-me-6-mars-vendimi/

Posted in Media | Leave a comment

Pas nje Lajmi, 17 shkurt – Vizion Plus – Story

Pas ngjarjes tragjike te Gerdecit, Cfare ka arritur Zamira sot pas kater vjetesh. Pse vendosi kjo grua shtepiake te jete ne krye te levizjes se banoreve per te drejtesi?

http://www.youtube.com/watch?v=cYRFmQ2frG4

Posted in Media | Leave a comment

Edhe një herë për “ligjin e plehrave”

Opinion nga Yllka Lamçe

Duket se problemet juridike që lidhen me ligjin “Për menaxhimin e mbetjeve”, i njohur për shumëkënd si “ligji i plehrave”, nuk janë të destinuara të mbyllen kaq kollaj. Pas dekretit të Presidentit të Republikës për kthimin për rishqyrtim të këtij ligji, çështja na rikthehet në vëmendje sërish, këtë herë për shkak të veseve formale-kushtetuese që ligji paraqet. Bëhet fjalë për vese, apo gabime, apo devijime nga procesi ligjvënës në fazën e shpalljes së këtij ligji, proces i rregulluar në mënyrë mëse të detajuar në Kushtetutë. Në fakt Kushtetuta i ka dedikuar këtij procesi, në Pjesën III, Kreun IV të titulluar “Procesi ligjvënës”, ku parashikohen fazat e këtij procesi, faza të rangut kushtetues, që nënkuptojnë detyrueshmërinë e respektimit të tyre, pikërisht sepse të parashikuara në mënyrë të shprehur në tekstin themelor. Ky proces është strukturuar në 5 nene (nenet 81-85), të cilët përcaktojnë përkatësisht:
- subjeketet që kanë nismë ligjvënëse dhe shumicën e cilësuar të nevojshme për miratimin e një grupi ligjesh (neni 81);
- fazën e propozimit të ligjeve (neni 82);
- fazën e votimit, dhe procedurën e përshpejtuar (neni 83);
- fazën e shpalljes së ligjit nga Presidenti i Republikës, hyrjen në fuqi të ligjit, dhe procesin e hyrjes në fuqi të ligjit në rastin e masave të jashtëzakonshme (neni 84);
- të drejtën e Presidentit të Republikës për ta kthyer ligjin për rishqyrtim dhe humbjen e fuqisë së dekretit presidencial kur kundër tij voton shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit (neni 85).

Nenet që paraqesin interes lidhur me çështjen e ligjit të plehrave, janë pikërisht nenet 84 dhe 85 që në mënyrë të përmbledhur rregullojnë shpalljen e ligjit nga Presidenti i Republikës, hyrjen në fuqi të tij dhe të drejtën e kthimit të ligjit vetëm një herë nga Presidenti i Republikës.

Problemi pra ka të bëjë me fazën e shpalljes së ligjit për plehrat, fazë e cila duket se ka munguar, e që jo më pak përbën një hallkë të domosdoshme për perfeksionimin e ligjit (me përjashtimet e duhura që parashikohen në dy raste të veçanta në Kushtetutë, që do të trajtohen në vijim). Ligji për plehrat u miratua në datë 3 nëntor 2011 nga Kuvendi, ditë që ka përkuar edhe me protestën qytetare të organizuar posaçërisht përpara Kuvendit, kundra miratimit të tij. Në datë 8 nëntor 2011, ligji është publikuar në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që nuk rezulton asnjë gjurmë e dekretit të Presidentit të Republikës, gjatë këtyre pesë ditëve, për shpalljen e ligjit në fjalë, që sipas nenit 84 të cituar më sipër, përbën një të drejtë të Presidentit dhe një fazë të detyrueshme kushtetuese për një proces të rregullt ligjvënës. Sepse, rithkesoj, përveç miratimit të ligjit nëpërmjet votimit në Kuvend, Kushtetuta ka kërkuar që në procesin ligjvënës të përfshihen edhe fazat e shpalljes së ligjit dhe të hyrjes në fuqi të tij, me botimin në Fletoren Zyrtare, në afatet e mirëpërcaktuara kushtetuese.

Kemi të bëjmë me dy kompetenca të Presidentit të Republikës, që na interesojnë për të kuptuar dinamikat e çështjes në fjalë, dhe saktësisht kompetenca për ta kthyer ligjin për rishqyrtim në Kuvend vetëm një herë, dhe kompetenca për shpalljen e ligjit. Bëhet fjalë për dy kompetenca të ndryshme, që kanë funksione të ndryshme (e para shërben për të ushtruar kontrollin e përputhshmërisë ligjore ose kushtetutese të ligjit me aktet përkatëse në fuqi, kurse e dyta për t’i dhënë veshjen formale aktit normativ si akt të Republikës, të shpallur nga Kryetari i Shtetit, Presidenti) dhe që nuk e anullojnë njëra-tjetrën. Në fakt, Kushtetuta nuk i ka parashikuar si kompetenca të ndërkëmbyeshme por si kompetenca të ndryshme. Për të qenë më konkretë le të analizojmë shkronjën e nenit 84 dhe 85, ku përcaktohet se:

Neni 84
1. Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.
2. Ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni dhe në paragrafin 1 të nenit 85.
3. Ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15 ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare.
4. Në rastet e masave të jashtëzakonshme, si dhe në rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve dhe Presidenti i Republikës jep pëlqimin, ligji hyn në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare.

Neni 85
1. Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm një herë.
2. Dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji e humbet fuqinë, kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Pra është mëse e qartë se Presidenti ka të drejtë të shpallë ligjin. Është e qartë gjithashtu se ligji quhet i shpallur në dy raste: 1) kur Presidenti NUK ushtron të drejtat e parashikuara në nenin 84/1, që do të thotë se nuk ushtron të drejtën për ta shpallur ligjin, duke lënë të kalojnë 20 ditët nga momenti i paraqitjes së ligjit, pa nxjerrë dekretin përkatës; 2) kur Presidenti NUK ushtron të drejtat e parashikuara në nenin 85/1, që do të thotë se Presidenti nuk ushtron të drejtën për ta rikthyer ligjin për rishqyrtim.

Pra përveç këtyre dy rasteve ku ligji quhet i shpallur, në rastet e tjera ligji shpallet nga Presidenti i Republikës. Në një mënyrë ose tjetër, pra ligji duhet të shpallet ose të quhet i shpallur, që të mund të botohet në Fletoren Zyrtare e të bëhet i detyrueshëm për subjektet përkatëse.

Megjithatë, në rastin e ligjit per plehrat, vërehet se nuk jemi përballë dy hipotezave të mësipërme përjashtuese. Në fakt, hipoteza e dytë nuk qëndron, meqënëse Presidenti e ushtroi të drejtën për ta kthyer ligjin, e drejtë që iu bë e njohur mbarë opinionit shqiptar në media, dhe u bë gjithashtu objekt analize e kritike nga një sërë analistësh e shoqatash të interesuara për fatet e Shqipërisë e të shqiptarëve nën regjimin e ligjit për plehrat. Fakti se Presidenti ia ktheu ligjin për rishqyrtim Kuvendit, rezulton zyrtarisht nga dekreti n. 7122, datë 14.10.2011, i Presidentit të Republikës “Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Për sa i përket hipotezës së parë, gjendemi përballë faktit të pamjaftueshmërisë kohore, 20 ditë nga paraqitja e ligjit Presidentit, për shpalljen e tij. Nëse 20 ditët kalojnë në inercinë e Presidentit, i cili nuk e shpall ligjin, atëherë ligji quhet i shpallur. Por nga analiza e datave të akteve përkatëse (ligjit për plehrat dhe vendimit të Kuvendit për të rrëzuar dekretin për kthimin e ligjit të Presidentit) të botuar në Fletoren Zyrtare, rezulton se afati kohor nga data e miratimit të ligjit, 3 nëntor 2011, deri në 8 nëntor (data e numrit të Fletores Zyrtare përkatëse), nuk është i mjaftueshëm për të konsideruar të ezauruar afatin kushtetues që Presidenti ka në dispozicion për shpalljen e ligjit.

Arrijmë në përfundimin, se edhe pse dispozitat kushtetuese kanë mirëpërcaktuar detyrimet e organeve kushtetuese dhe afatet e përmbushjes së këtyre detyrimeve nga organet në fjalë, lidhur me procesin ligjvënës në përgjithësi, dhe fazën e shpalljes së ligjit në veçanti, këto përcaktime nuk kanë penguar diskrecionalitetin e improvizuar të Kuvendit të Shqipërisë në marrjen e vendimit të kalimit të tekstit ligjor për botim në Fletoren Zyrtare, duke anashkaluar Presidentin.

Cilido të ketë qenë motivi që ka shtyrë Kuvendin të ndërmarrë këtë hap, apo interpretimi që Kuvendi ka dashur t’i japë faktit se ligji i kthyer për rishqyrtim nga Presidenti, nuk u dashka shpallur prej tij, mbetet fakti se është shkelur një fazë që Kushtetuta ka përcaktuar si të domosdoshme për perfeksionimin e procesit ligjvënës, për hyrjen në fuqi të ligjit, dhe rrjedhimisht, për efektshmërinë e ligjit kundrejt subjekteve të parashikuara në të, me kalimin e 15 ditëve nga botimi në Fletoren Zyrtare.

Mosshpallja e ligjit të plehrave, përmbush kriteret e një shkeljeje të hapur të Kushtetutës, pra të një antikushtetueshmërie për shkeljen e procedurës formale të procesit ligjvënës.

Posted in Çështje | Leave a comment

21 Janari vetëm sapo ka filluar

Nga Dorian Matlija

Qendra Res Publica që mbron interesat e dy nga të vrarët e 21 janarit, para disa ditësh u vu në dijeni të faktit se Prokuroria ka ndër mend të heqë dorë paraprakisht nga kryerja e eksperimentit hetimor në afërsi të Kryeministrisë, për arsye të mungesës së bashkëpunimi midis institucioneve. Grupi hetimor i caktuar me zbardhjen e ngjarjes, thotë se parësore është kryerja e ekspertimeve të pamjeve filmike në SHBA, çka mund të sjellë gjetjen e provave të reja, që tregojnë se cili prej gardistëve ka qëlluar drejt turmës gjatë demonstratës. Prokuroria e Tiranës, megjithëse kanë kaluar shtatë muaj nga ngjarja pranë Kryeministrisë, ende nuk ka kryer një sërë procedurash hetimore, kjo e ndikuar edhe nga mungesa e bashkëpunimit të duhur nga disa prej institucioneve që janë në varësi të ekzekutivit. Janë vonuar së tepërmi ekspertimet e predhave dhe armëve. Vendngjarja në oborrin e Kryeministrisë është këqyrur vetëm menjëherë pas ngjarjes, ndërsa më pas grupi hetimor nuk ka marrë asnjë provë. Madje edhe serveri i kamerave të sigurisë në Kryeministri nuk i është dhënë menjëherë këtij grupi hetimor. Vetëm pas negocimit të palës amerikane që po ndihmon në zbardhjen e çështjes i është vënë në dispozicion serveri, ku grupin hetimor konstatoi se mungonin pikërisht pamjet e datës 21 janar 2011. I gjendur përballë këtyre vështirësive, grupi hetimor ka preferuar që më parë të marrë në dorë të gjitha provat e 21 janarit dhe më pas të vendosë nëse do ta kryejë këtë eksperiment ose jo. Sipas organit të prokurorisë, gardistët që formonin të ashtuquajturin “grupi i zjarrit” kanë qendruar brenda rrethimit të Kryeministrisë. E gjithë skena është filmuar nga ekspertët e FBI-së, të cilët kanë hedhur në programet kompjuterike të dhënat për të rindërtuar skenën e vrasjeve të 21 janarit, këndin nga kanë ardhur plumbat e deri te detajet e tjera. Shtatë të plagosurit kanë treguar vendin ku janë plagosur. Pas piketimit të vendeve, ekspertët e FBI-së i kanë hedhur të dhënat në kompjuter për të kryer më pas eksperimentin virtualisht.

Mungesa e bashkëpunimit midis institucioneve do të çojë tek veshtirësimi i zbardhjes së ngjarjes së 21 janarit. Në këto kushte do jetë e vështirë që të kemi një rezultat të pranueshëm në gjetjen e fajtorit dhe Shqipëria do të ketë shkelur në mënyrë evidente nenin 2 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila kërkon hetim të plotë dhe ezaurues për çështje të kësaj natyre. Bashkëpunimi i munguar midis institucioneve do të sjellë si pasojë mungesën e elementeve thelbësorë për realizimin e një procesi të plotë hetimor, siç janë provat filmike të Kryeministrisë dhe eksperimenti i cili do të provonte në mënyrë shkencore atë që perceptohet dhe nga pamjet. Në një situatë ku nuk realizohet zbardhja e ngjarjes dhe dënimi i fajtorëve, duke passjellë mospërmirësimin e gjendjes së viktimave, kemi shkelje të nenit 2 tëKonventës.

Posted in Çështje | Leave a comment